Pinknews

Dafina Zeqiri tregon gjithçka që po vjen

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare.

Ajo ndër vite sjell shumë hite e nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte të veçanta.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Ka vetëm pak ditë që kur Dafina ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Alban Skënderaj, i cili titullohet “Copa copa” e mesa duket këngëtarja ka gati dhe projekte të reja.

Ama ajo çfarë vihet re është se këto projekte do të publikohen vitin tjetër.

Këtë e kemi kuptuar me anë të disa fotove që këngëtarja ka postuar në Instagram, ku na ka treguar pak nga teksti i këngës dhe ka shkruar “2023”.

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version