NTV
No Result
View All Result
08/03/2021 , 10:38
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
08/03/2021 , 10:38
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë

by Cuci
03/02/2021 , 8:56
Hungaria miraton vaksinën kineze kundër koronavirusit
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Danimarka kryeson listën  e vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca renditet ndër vendet e fundit. Statistikat vijnë nga projekti i Universitetit të Oksfordit “Bota jonë në projektim të dhënash”, i cili ka ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit që nga fillimi i janarit.

Sipas statistikave, deri në 31 janar, Danimarka ka dhënë dozën ë parë dhe të dytë për shumicën e  popullsisë së saj, rreth 1.42%  më shumë  sesa vendet e tjera evropiane. Ndërsa Franca renditet e fundit duke vaksinuar plotësisht vetëm 0,07% të popullsisë.

Jashtë Evropës, Izraeli është në krye të listës pasi ka vaksinuar plotësisht mbi 21% të popullsisë.

Pavarësisht direktivave të qarta në Mbretërinë e Bashkuar në administrimin e procesit të vaksinimit disa vende evropiane janë përpara saj në përfundimin e procesit të plotë të vaksinimit.

Duke marrë përgjegjësinë e administrimit të vaksinave në Bashkimin Evropian, Komisioni Evropian ka qenë nën vëzhgim të ashpër për mungesën e furnizimeve.

Por përhapja mbetet në duart e vendeve individuale dhe Franca – e cila ka rezervuar vaksina për dozat e dyta – është kritikuar veçanërisht për një fillim të ngadaltë.

Projekti i Oksfordit nuk ka të dhëna për Serbinë, e cila ka paralajmëruar një fillim të shpejtë të programit të saj të vaksinimit duke siguruar doza nga Kina dhe Rusia.

Njerëzit konsiderohen të jenë të vaksinuar plotësisht nëse kanë marrë të gjitha dozat e përshkruara nga protokolli i vaksinimit. Projekti thotë se të dhënat janë në të vlefshme vetëm për vendet të cilat raportojnë të kenë kryer të dyja fazat e vaksinimit.

Të dhënat ndryshojnë nëse të dhënat llogariten dukë marrë parasysh vetëm dozën e parë të vaksinimit.

Sipas këtij kriteri Danimarka renditet e treta pasi ka vaksinuar 3.25% të popullsisë së saj me një dozë të parë, ndërsa Franca lëviz disa vende nga fundi duke i dhënë dozën e parë vetëm 2.19% të popullsisë.

Me këtë përllogaritje, Mbretëria e Bashkuar është mjaft përpara në Evropë, me 13.69% të popullsisë që ka marrë dozën e parë.

Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar është prapa disa vendeve Evropiane për sa i përket përfundimit të të gjithë procesit, me vetëm  0.73% të popullsisë që u janë dhënë të dyja dozat.

Mbretëria e Bashkuar përdori një proces të autorizimit emergjent për të aprovuar dhe shpërndarë vaksinat e saj, duke lejuar përdorim të përkohshëm. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se ky opsion nuk ishte i hapur për Bashkimin Evropian, procesi i të cilit përfshinte të dhëna nga të 27 vendet anëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është kritikuar pasi me deklaratat e saj ka lënë të nënkuptohet se  Mbretëria e Bashkuar duke mos dhëne asnjë provë kompromentonte”sigurinë dhe efikasitetin”,e procesit.

Përsa i përket kritereve të tjera  të pandemisë, Britania e Madhe renditet mjaft dobët, pasi ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga korona virusi me mbi 100,000.

Related Posts

Dita ndërkombëtare e gruas – Protesta, festime dhe mimoza në të gjithë botën
Bota

Dita ndërkombëtare e gruas – Protesta, festime dhe mimoza në të gjithë botën

08/03/2021 , 10:21
SHBA akuzë ndaj Moskës: Inteligjenca ruse po sulmon vaksinat tona
Bota

SHBA akuzë ndaj Moskës: Inteligjenca ruse po sulmon vaksinat tona

08/03/2021 , 9:52
“100 milion doza në muaj” – Von der Leyen: Në prill sasitë e vaksinave do të dyfishohen për Europën
Bota

“100 milion doza në muaj” – Von der Leyen: Në prill sasitë e vaksinave do të dyfishohen për Europën

08/03/2021 , 9:49

Recent Posts

  • VIP-at në Dubai për pushime, juristja seksi rrëfen eksperiencën e saj: E vështirë…
  • Kush tradhtojnë më shumë? Detektivja shqiptare i nxjerr të gjitha
  • Rama: Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik në mes të Europës pa emigracionin masiv
  • Nga farmacisti që jeton në Gjermani tek babai i dy vajzave që ka lindur në Australi, njihuni me konkurrentët e “Për’puthen +40”
  • Dita ndërkombëtare e gruas – Protesta, festime dhe mimoza në të gjithë botën

Kategorite

  • Aktualitet (2,033)
  • Bota (2,080)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (132)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (804)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (104)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (124)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,564)
  • Politike (1,120)
  • Rajon (180)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!