Politike

Dash Shehi ikën nga PD, koalicion me partinë e Astrit Patozit

Astrit Patozi u shpreh për herë të parë se në këto zgjedhje partia e tij e gjen veten më tepër afër partisë LZHK të Dashamir Shehit, me të cilën do të ketë një koalicion të vlefshëm jo vetëm për këto zgjedhje, por edhe për të ardhmen.

“E gjejmë veten më afër Partisë LZHK të Dashamir Shehit, por nuk do të përjashtoja edhe ndonjë parti tjetër të jetës publike në Shqipëri me të cilët të kemi mundësi të bëjmë një koalicion që të mos jetë i vlefshëm vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të ardhmen.

Duke pasur parasysh ato gjëra për të cilat ka nevojë Shqipëria. Ne na bashkojnë shumë gjëra me LZHK-në, së pari kundërshtia me sigurin e Edi Ramës që e shikojmë si një kundërshtar politik dhe nuk kemi një vision politik me foltoren e Sali Berishës apo partinë e Ilir Metës, të cilët janë rivalët tanë në opozitë.

Unë mendoj që nuk është e nevojshme dhe as produktive, një koalicion me Alibeajn, pasi ata janë në një luftë me njëri-tjetrin duke i shpenzuar energjitë kundër njëri-tjetrit për të marrë vulën e Partisë Demokratike. Ne jemi të hapur pasi në politik ti asnjëherë nuk mund t’i mbyllësh të gjitha dyert dhe të djegësh të gjitha urat.

Kjo nuk është më çështje personash, tani është çështje vizioni. Nëse ne jemi për reforma radikale dhe politike ne besojmë më tepër te ndryshimi se tek rotacioni. Rotacioni është i nevojshëm por jo i mjaftueshëm, ndërsa ata po luftojnë për rotacionin,jo për ndryshimin. Synimi jonë është të rrisim përfaqësimin tonë në këshillat bashkiake”, u shpreh Patozi.

TRENDING

Exit mobile version