Aktualitet

Dashnor Sula: Altin Dumani i pakorruptueshëm, edhe nënën e vet e fut në burg

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai u shpreh se ka prokurorë të këtij institucioni që janë pranë mazhorancës, teksa veçoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai është i pakorruptushëm.

“SPAK e ka notën 8. Të besoni se i njoh prokurorët, ka elementë që janë pranë mazhorancës dhe kanë ndikime, por pjesa më e madhe.

Altin Dumani është i pakorruptueshëm. Ai edhe nënën e vet e fut në burg, ne kuptimin e mirë të fjalës.

Fakti që krimi dhe politike bën kërcënime, do të thotë se janë në rrugën e duhur. E kanë gjetur deri në gjermani një prokuror bandat për ta kërcënuar.

Krimi dhe aktorë të fortë të politikës po mbahen me thonj dhe nuk do t’i shihni më në 5 vitet e ardhshme”, tha Sula ndër të tjera në “Drejt” në  “Ora news”.

TRENDING

Exit mobile version