Politike

Dashnor Sula debat me ministren…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i është drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë seancës plenare në Kuvend, duke i thënë se fshatarët paguajnë tetë taksa.

Sula u shpreh se fshatarët paguajnë taksë për ndriçimin, për gjelbërimin apo edhe për tokën bujqësore, ndërkohë që nuk përfitojnë shërbime.

“A e dini ju që fshati paguan tetë fshatra, zonja ministre, tetë taksa paguan fshati. Mirë që ata punojnë vetë, mirë që është i vetmi sektor që gjeneron 40% të vendeve të punës, mirë që bujqësia është problematike, sepse siç thonë në fshat, është shtëpi pa çati. Fshatarët paguajnë disa taksa. Paguajnë taksë ndriçimi fshatarët, kur i merrni taksat për bashkitë, edhe në Peqin, Belsh, Rrogozhinë dhe në Gramsh.

A ka logjikë që të paguajë taksë ndriçimi fshatari atje? I çoni drita fshatarit në fshat? Jo, paguan taksë ndriçimi fshatari. A e dini që paguan taksë pastrimi fshati?

Ma gjeni një makinë pastrimi nëpër fshatra për të mbledhur plehrat. A e dini ju zonja ministre, që fshatarët paguajnë taksë gjelbërimi në fshat? A e dini që fshatarët paguajnë taksë varrezash? A e dini ju që paguajnë taksë për tokën bujqësore, taksë trualli, edhe për infrastrukturën arsimore?! Kjo pra është e vërteta”, theksoi ai.

TRENDING

Exit mobile version