Ditën e sotme ishin të ftuar në emisionin e “Shqipëria Live” 3 konkurrentët e “Hell’s Kitchen Albania 3”, për të folur rreth eksperiencës së tyre.
Fituese e këtij edicioni u shpall Erkiada Konci, e cila u shpreh shumë e lumtur për eksperiencën e saj dhe mbi të gjitha fitoren.
Por debate të forta pati mes dy konkurrenteve Ergisa Përshyti dhe Donald Shena, ku ky i fundit doli i dyti.
Duke iu drejtuar Donaldit, Ergisa tha se “ai është arrogant dhe harbut”.
Debati:
Ergisa: Ai është arrogant dhe harbut
Donaldi: Të flasë kështu duhet një kuzhinier dhe jo një banakiere.
Ergisa: Ky është ai që të ulë të tjerët dhe të ngrejë vetën. Ai dështoi, duhej të kishte ardhur më i përgatitur. Erdhi me menu goje, po flas nga eksperienca ime si banakiere. As ai vetë nuk e mbajti mend menunë e vet. Është shumë i vogël për të qenë shef ai. Jam kapur disa herë edhe me Donaldin në Hell’s por janë prerë ato pjesë. Donaldi nuk e ka pranuar fitoren.
Donaldi: Ishte vendosur që këtë “Hell’s Kitchen” ta fitonte një grua.