Politike

Debatet/ Alizoti nuk është berishist kurse Tritani kërkon të gjejë spiunin

Deputetët e Partisë Demokratike kanë folur një ditë më parë në mbledhjen e grupit edhe për Sali Berishën. Gazetari Osman Stafa ka zbardhur disa nga diskutimet e tyre, ku njëzëri shprehin përkrahjen ndaj ish kryeministrit.

Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk është berishist, por thotë se por thekson se ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan.

Edhe Luan Baçi është i mendimit se të gjithë vijnë në protestë për Sali Berishën. Ndërsa Tritan Shehu që e ka shprehur përkrahjen e Berishës edhe më parë kërkon që diskutimet në grup të mos dalin në media. Kjo ka shkaktuar edhe të qeshura mes deputetëve.

Greta Bardeli: Falenderoj kolegët e qarkut Shkodër, si deputetë, kryetar degësh dhe anëtarët që ishin dje në protestë si njerëz të lirë, me shpirt demokrati, në ditën e rrëzimit te shtatores së Enver Hoxhës erdhën dhe protestuan. Kërkoj që në vijim mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të bëhen në çdo qark, ku në të njëjtën ditë të thirret edhe aktivi i degës së PD-së. Në këtë takim, pas hapjes së fushatës elektorale nga kreu i PD, doktor Berisha, të diskutohet programi elektoral me anëtarët tane neper qarqe, ku te përcillet edhe mesazhi i doktor Berishes.

Tomor Alizoti: Unë nuk jam berishist, nuk e dua Berishen, por ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan. Njerëzit vijnë ne proteste prej pakënaqësisë, prej mërzitjes me qeverinë dhe prej Sali Berishes. Ne te tjerët jemi të gjithë njësoj, nuk ka nevoje për t’u quajtur njeri me i rëndësishëm se tjetri. Rreth 80% e njerëzve vijnë prej Berishes.

Luan Baçi: Edhe unë mendoj se qytetarët përgjigjen në shesh për shkak të liderit të Partisë Demokratike, që është Sali Berisha.

Njerëzit vijnë në shesh për Sali Berishen. Ai është lideri frymëzues.

Tritan Shehu: Unë vazhdoj te kërkoj një  Rezolute ku te dënojmë burgosjen politike te Sali Berishes. Nuk dua me qe te zbardhen mbledhjen e grupit. Është çështje morali. Unë çfarë flas këtu nuk doja qe te dale ne media.

Flamur Noka: Nuk kemi çfarë t’iu bëjmë Tritan, dalin gjithmonë diskutimet tona. Pastaj ne s’kemi gjë per te fshehur, jemi transparent.

Tritan Shehu: Sa i takon amnistisë penale, sa kohe kemi mbajtur këtë qëndrim deri tani (aksion opozitar) është turp për ne te shkojmë te votojmë amnistinë, sa kohe jemi ne këtë gjendje. Por unë mendoj se ne duhet ta rishikojmë marrëdhënien me parlamentin

TRENDING

Exit mobile version