Politike

Debatet brenda PD/ Bardhi: Nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli sot për debatet e forta brenda mbledhjes së Kryesisë së PD. Përmes një interviste, Bardhi ka treguar detaje rreth vendimmarrjes për mbajtjen e zgjedhjeve brenda PD-së në 29 korrik, për të cilën votuan 17 nga 29 anëtarë të Kryesisë, në mbledhjen që zgjati për 9 orë.

Ai tregoi si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, mes përplasjeve mes anëtarëve.

“Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij qe u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet.

Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat ‘votojmë votojmë votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik’”, tha Bardhi.

TRENDING

Exit mobile version