Politike

Debatet për kreun e grupit të PD-së/ Salianji: Nuk është Basha por Bardhi

Ervin Salianji deputeti i bashkuar me grupin e Berishës, gjatë intervistës televizive ka ndarë qëndrime në lidhje me zhvillimet aktuale në organizatën e tij politike. Salianji ka prekur debatin në lidhje me kreun e grupit të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Salianjit, Gazmend Bardhi është Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe çdo aludim tjetër nuk është lajm. Salianji ka akuzuar Bashën për veprime që ndihmojnë palën e mazhorancës dhe ka ironizuar duke thënë se Basha mund të krijojë grup tjetër parlamentar por jo në emër të PD-së.

“Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD.

Do ta depozitojmë nesër edhe në mënyrë të shkruar, që kreu i grupit parlamentar i PD, është Bardhi. A e njohim Berishën si kreun e PD? Unë njoh që Berisha është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar”, tha ai.

TRENDING

Exit mobile version