Politike

Debati brenda PD/ SHBA: Nuk zgjedhim ne kush udhëheq partinë! S’ndryshojmë qëndrim për Berishën non grata

Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me debatin brenda Partisë Demokratike. Në një reagim për Report Tv ambasada e SHBA-së thotë se nuk ndërhyn për të vendosur se kush është kryetar i një partie por kujton se nuk ndryshon qëndrim as për Berishën. Në një reagim për Report Tv thuhet: Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”.

Lajmi ne perditesim…

TRENDING

Exit mobile version