Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ndërsa dyshohet për të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, në rrugën Bajram Dushi, ku pranë një karburanti janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash dhe detajet janë të pakta, pro dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.
Policia është nisur drejt vendngjarjes.