Aktualitet

Deklarata e fortë e Bashës: Sali Berisha erdhi në PD si kreu i një organizate kriminale

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e kësaj të mërkure, kur është shprehur se Sali Berisha shkoi në selinë e PD më 8 janar si kreu i një organizate kriminale. Ai ka shtuar se në mbështetje të Berishës atë ditë, ishin dhe “strukturat” e Tom Doshit dhe Aqif Rakipit.

“Sali Berisha po e bën të gjithë këtë për të shkatërruar PD. Ka të gjitha strukturat që janë vënë në dispozicion për 25 prillin. Strukturat e Tom Doshit kanë qenë atë ditë këtu. Strukturat e Aqif Rakipit dhe struktura të tjera që pritet të shpallen shpejt “non grata”, u shpreh Basha në Abc News.

Më tej, kreu i PD tha se Berisha e kishte paralajmëruar se nëse PD nuk kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte

“Ty, mua dhe këdo tjetër në këtë botë na sjell zoti, na rrit familja jonë. Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës time politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentaliteti që të solli ky dhe të hoqi ai. Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e  vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk  do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version