Kosova

Deklarata e Sveçlës për ambasadën e Serbisë në Prishtinë, reagon Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar heqjen e djeshme të billbordit në Zveçan ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se ambasada e Serbisë në Prishtinë është “ëndërr e keqe e Sveçlës“.

Ai përmendi se Kosova në përputhje me Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë, është “pjesë e territorit të Serbisë”.

“Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë” –  ka theksuar Vuçic në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në Vranjë.

Gjithashtu Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, reagoi nëpërmjet një postimi në “X” për shembjen e një billbordi në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbë – në veri të Kosovës, ndërsa e krahasoi në mënyrë banale me “huliganët ballkanikë të futbollit” ministrin kosovar të Punëve të Brendshme, duke përmendur disa grupe të tifozëve shqiptarë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të enjten se kanë hequr një billbord të madh në Zveçan, ku ishin shfaqur fotografi të personaliteteve të ndryshme serbe dhe ruse, përfshirë presidentin e Serbisë dhe Rusisë – Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin – nën arsyetimin se simbole të personave që kanë qasje agresive ndaj Kosovës nuk do të lejohen.

“Askush nuk priste që Sveçla të bënte diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës, përveçse të shkatërrojë billborde. Çfarë mënyrë të shkëlqyer zgjodhi për t’ia kujtuar të gjithëve se kjo është e gjëja e vetme me të cilën ai tregon është i zoti” – ka shkruar ambasadori serb.

TRENDING

Exit mobile version