Politike

Deklaroi se u paraqit vetë në SPAK/ Shpërthen Alimehmeti: Gënjen. Veliajt i çuan 3 fletë-thirrje

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka deklaruar nga protesta e opozitës se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK.

Ai përgënjeshtroi Veliajn duke thënë se ky i fundit nuk ka shkuar me këmbët e veta, por ka marrë 3 thirrje nga prokuroria e posaçme.

“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin.

Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

Ai deklaroi gjithashtu se kryebashkiaku Veliaj është frikësuar ndaj refuzon sot të dalë në debat. Ai bën thirrje nga protesta se qytetarët nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e Veliajt.

“Nuk qëndron dot flamuri shqiptar në krye të vjedhjes. Ashtu siç e hoqën nga teatri shqiptar, shiheni ku e kanë vënë tani. Veliaj ishte mësuar i qetë dhe rehat e ta respektonim për hajdutërinë e tij. Nuk është mësuar as ti thonë hajdut kur z.Blushi i çoi prangat në dhjetor. Nuk pati guxim në asnjë lojë të përballej.

Hajde paraqitu këtu para njerëzve të lirë. Këtu nuk guxon ai. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska.”

TRENDING

Exit mobile version