Bota

Del sot para gjykatës/ Trump: Gjyq kangurësh

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të flasë sot për herë të parë para gjykatës në Nju Jork pasi përballet me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ka paguar për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Ai e quan këtë ditë ‘tragjike për Republikën tonë’. Një email i është dërguar kontakteve të tij me përshkrimin ‘Email-i im i fundit para arrestimit tim’ në të cilën i kërkon njerëzve që të ‘shpëtojnë Amerikën’ dhe shton një link për mbledhjen e fondeve.

Më pas, Trump postoi një email në rrjetin social që ai zotëron duke kritikuar vendndodhjen e Gjykatës së Nju Jorkut ku do të paraqitet duke thënë se është vend i padrejtë pasi disa zona aty kanë votuar vetëm 1% Republikanët.

Po ashtu i cilësoi gjyqtarët që do e gjykojnë si ‘partizanë’ dhe thotë se familjarët e tij janë persona të njohur si ‘urryes të Trump’.

“Gjyq kangurësh”, shkruan ndër të tjera Trump.

TRENDING

Exit mobile version