Bota

Delet zhdukin makinat e Madridit

Mijëra dele pushtuan rrugët e kryeqytetit të Spanjës, Madridit ditën e djeshme. Barinjtë i rreshtuan kafshët, të cilat kishin lënë malësinë dhe ktheheshin në ultësirën e Madridit, ku dimri është më i përballueshëm.

Por pse vendosën barinjtë kalojnë mes qytetit, në zonën më të populluar të Madridit, me popullsi mbi 3 milionë banorë? Në fakt ata kanë 28 vite që e bëjnë këtë së fundmi, teksa shekuj me radhë e kanë bërë paraardhësit e tyre kur kjo zonë nuk kishte popullimin e sotëm.

Barinjtë në këtë mënyrë, përveç se lëvizin në një rrugë më të shkurtër kopetë e tyre, risjellin atë që paraardhësit e tyre kanë bërë me shekuj me radhë. Ngjarja vjetore ka filluar në vitin 1994 si pjesë e Fiesta de la Trashumancia, pasi parlamenti spanjoll njohu rrugët tradicionale që barinjtë përdornin për të grumbulluar bagëtitë e tyre.

Ndërkohë që delet kalonin mes qytetit mijëra kureshtarë u mblodhën për t’i parë, mes tyre edhe fëmijë, që mundoheshin t’i përkëdhelnin kafshët, të cilat kalonin të pa trazuara aspak nga prania e shumë njerëzve.

Ndryshe nga ditë të tjera ku zhurma e makinave është ajo që sundon, dje në Madrid dëgjohej kolona zanore e kambanave të deleve e dhive, të cilat pas disa muajsh vere nën freskinë e maleve, kthehen të kalojnë dimrin në shtëpi.

 

TRENDING

Exit mobile version