Sport

Dëmtimi i De Bruyne “hap dyert”, City shumë pranë transferimit të Paqueta

Lucas Paqueta po përgatitet të bëhet lojtari i Manchester City. Sot është dita vendimtare për mbylljen dhe një burim i afërt me klubin anglez tha se ka 90% probabilitet që marrëveshja të përfundojë në këto 24 orë.

Në moshën 25-vjeçare, Paqueta mbërriti te West Ham vitin e kaluar dhe me to ai grumbulloi 42 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 7 asistime.

Një sezon që përfundoi me fitoren e Conference League, falë suksesit 2-1 në finale ndaj Fiorentinës. Pikërisht në atë ndeshje braziliani shërbeu asistin vendimtar.

TRENDING

Exit mobile version