Kronike

Dëmtohet biznesi në Durrës gjatë natës, autori në kërkim

 Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pais është kapur me elektroshok dhe me thikë me vete. Po ashtu mësohet se një 24-vjeçar është dërguar në spital, pasi është dëmtuar në punë në një fabrikë tullash. Ndërkohë që po punohet për identifikimin e një personi që ka dëmtuar derën e një biznesi gjatë natës me makinën e tij.

Njoftimi i Policisë:

Durrës -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan një pajisje elektrike dhe një mjet prerës (elektroshok dhe biçak). -Mbrëmjen e djeshme, në fabrikën e tullave, në fshatin Luz, Fushë Krujë, është dëmtuar dyshohet gjatë procesit të punës, dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Luz. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje. -Gjatë natës, në fshatin Shënavlash, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar derën e jashtme të një biznesi dhe një automjet të parkuar afër kësaj dere. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version