Kronike

Dëmtohet nga makineria gjatë punës, ndërron jetë 53-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, paraditen e së enjtes, në një subjekt për paketimin e produkteve ushqimore në Divjakë.

Policia bën të ditur se shtetasi I. L., 53 vjeç, është dëmtuar aksidentalisht nga një makineri dhe ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital.

“Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version