Kosova

Dënimi i Salih Mustafës me 26 vjet, vijnë reagimet e para në Kosovë

Gjykata Speciale të enjten, ka dënuar me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte. Ndaj këtij vendimi kanë ardhur dhe reagimet e para nga partitë politike të Kosovës, pozitë dhe opozitë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se dënimi i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë dhe shpreson që çështja të ketë një epilog tjetër.

Ai po ashtu tha se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!

Edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se vendimi për dënimin me 26 vjet burgim për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, reagoi për këtë dënim duke thënë Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popullin dhe truallin e vetë.

 

TRENDING

Exit mobile version