Politike

Denoncimi i DASH/ Berisha: Mediat janë në një terror të vërtetë nga qeveria

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi dje në raportin e tij tritolin që shkatërroi Prestige Resort.

Berisha tha se shkatërrimi erdhi vetëm për shkak të mediave.

“Sot ku duhet ta bazojmë betejën tonë? Ne mediat nuk i kemi me vete. Mediat i kontrollon në mënyrën më të shëmtuar qeveria. Ju e patë DASH denoncoi tritolin në hotelin Prestige vetëm për shkak të Neës24 dhe mediave sepse pronari nuk pranonte t’i nënshtrohej instruksioneve dhe diktatit të Edi Ramës. Po të tjerët pranojnë. Mediat sot janë në një terror të vërtetë”.

TRENDING

Exit mobile version