Politike

Deputetët demokratë i kërkojnë “llogari’ Bardhit për Federatën e Opozitës

Gazment Bardhi në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të mbledhur një ditë më parë ka falënderuar të gjithë për angazhimin në protestën e 20 shkurtit.

Në diskutimet brenda grupit, qe i ka siguruar gazetari Osman Stafa, ai u ka kërkuar kolegëve të tij angazhim në terren dhe takim me qytetarët, ndërsa thotë se aksioni do të vijojë.

Sipas tij, dy janë arsyet se pse nuk votojnë amnistinë penale, e para aksioni parlamentar dhe e dyta ata nuk janë në dijeni se çfarë përmban drafti.

Ndërkohë deputeti Luan Baçi i ka kërkuar llogari Bardhit se pse nuk i ka informuar për Federatën e Opozitës. Si përgjigje, Gazment Bardhi ka dhënë këtë shpjegim: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze”.

Gazment Bardhi: Faleminderit për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet te interesoheni për protestuesit e zonave tuaja qe jane arrestuar, ne dijeninë time janë 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kërkoje te vijoni me intensitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate ditëve ne vijim. Sa i takon seancës se nesërme do te vijohet me aksionin. Është ne rend dite ligji i amnistisë, qe ne situatë normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshin.

Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas nje ore mblidhet byroja e kuvendit, do shkojmë atje per te mbështetur koleget qe protestojnë.

Luan Baçi: Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion.

Gazement Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze.

TRENDING

Exit mobile version