09/06/2021 , 12:39

Deputetët nuk humbin kohë, nis votimi për shkarkimin e Presidentit Meta

Deputetët nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur votimin e fshehtë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë të tjerë vijojnë të flasin duke gjykuar mbi veprimet e Metës, që janë konsideruar si shkelje të rënda nga Komisioni i Posaçëm Hetimor.

Në seancë janë dy kuti votimi, një prej tyre i përket raportit për shkarkimin e Metës, ndërsa tjetra për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Deri tani, Artur Roshi dhe Lefter Maliqi kanë shprehur publikisht se do të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit, ndërsa Ralf Gjoni është shprehur se do të kundërshtojë vendimin.

Në pamje duket se si deputetët shkojnë me radhë drejt kutive të votimit për të hedhur votën e tyre, ndërsa vijon diskutimi në seancën plenare.

Vijon…

Related Posts

Kategorite

BIoscalin