Kosova

Deputeti gjerman trazon gurët e shahut/ Gozhdon Serbinë e Vuçiçit

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut në Gjermani, Michael Roth, ka thënë se Serbia, gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar.

Këto komente, ai i ka bërë përmes një postimi në platformën X, teksa ka shpërndarë një video nga Beogradi, të realizuar në “Ditën Kombëtare” të Serbisë, ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në njërin nga sheshet e kryeqytetit serb përmes altoparlantëve.

“Presidenti Vuçiç mban fjalim për festën kombëtare, fjalim i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër” –  pyeti politikani gjerman.

Ai gjithashtu më herët kujtojmë se ka reaguar pas akuzave të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili konsideroi se autoritetet e Prishtinës po nxisin tensione në pjesën veriore të vendit të banuara me shumicë serbe.

Roth e cilësoi “shembull tjetër të deklaratave të pabalacuara”, deklaratën e ambasadorit, mbi vendimin e autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit, duke iu referuar mungesës së balancës për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit apo dhe kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga strukturat serbe të sigurisë.

Serbia aktualisht gjendet nën kritika të forta nga vendet perëndimore, posacërisht nga Gjermania. Përveç mënyrës së qeverisjes autoritare nga Vuçiç, kritikat janë shtuar sidomos pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Opozita serbe, por edhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë thënë se zgjedhjet janë manipuluar, dhe për këtë është akuzuar Partia Progresive Serbe – partia e Vuçiç-it, e cila kontrollon pushtetin në Serbi që prej 10 vjesh.

Madje, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

 

TRENDING

Exit mobile version