Bota

Deputeti i Bundestagut Mijatoviq: Serbia e regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë

Deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka shkruar në platformën ‘X’, rreth sulmint terrorist kundër Policisë së Kosovës, që la të vrarë një polic dhe dy të tjerë të plagosur. Mijatoviq ka thënë se regjimi i Vuçiqit dhe Serbia kanë përgjegjësinë e plotë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës. “Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë. Kush grumbullon me vite armë në manastire, bart përgjegjësi kur vriten njerëz. Loja e dyfishtë e Kishës Ortodokse dhe e shtetit serb duhet të marrë fund – në mbarë rajonin”, ka shkruar ai.

TRENDING

Exit mobile version