Bota

Deputetja britanike i reagon BE-së, pasi pritet të marrë masa kundër Kosovës

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, pasi ky i fundit ka përgatitur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në një shkrim në Twitter, Kearns tha se diplomacia e BE-së ka dështuar në raport me Kosovën. Unioni europian nuk po tregon produktivitet për deeskalimin e situatës në veri dhe po e inkurajon Beogradin për të vazhduar më tej.

“Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkuarjuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhje, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns.

TRENDING

Exit mobile version