NTV
No Result
View All Result
21/02/2021 , 12:03
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/02/2021 , 12:03
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Deri më 1 maj, në SHBA mbi 200 mijë amerikanë! Fauci: Virusi do vijojë të shndërrohet

by Cuci
31/01/2021 , 16:03
Fauci: SHBA-ja do t’i bashkohet programit COVAX për shpërndarjen e vaksinave
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA– Një ekip epidemiologësh në Universitetin e Washingtonit kanë bërë një parashikim të frikshëm lidhur me koronavirusin në SHBA. Sipas saj, mund të humbin jetën 200 mijë amerikanë nga ky moment deri më 1 maj si pasojë e këtij virusi.

Deri më tani kanë humbur jetën mbi 430 mijë amerikanë, por edhe nëse duke filluar nga ky moment e gjithë SHBA të fillojë të respektojë masat e vendosura anti COVID si mbajtja e maskës apo evitimi i grumbullimeve, sërish shifrat sipas Institutit për Vlerësimin e Shëndetit do të jenë mbi 130 mijë viktima në 3 muajt e ardhshëm.

“Ky virus do të vazhdojë me siguri të evoluojë dhe të shndërrohet”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, gjatë një telefonate me gazetarët të premten.

Qeveritë federale dhe shtetërore po vijojnë procesin e vaksinimit të popullsisë, por edhe parashikimi më optimist sugjeron që nëse jo shumica shumë amerikanë do të duhet të presin deri në verë për t’u imunizuar.

Për të parandaluar sadopak përhapjen e mëtejshme si dhe avancimin e situatës, Presidenti Joe Biden ka lëshuar një urdhër federal dhe ekzekutiv për mbajtjen e maskave por që prek vetëm zyrat federale dhe dhe kontraktorët, pasi ai nuk mund t’u thotë shteteve se çfarë të bëjnë.

CNN shkruan se në SHBA ka një debat për kryerjen e më shumë testimeve pasi administrata e re ka lëshuar kërkesa më të rrepta për teste për udhëtimet ndërkombëtare dhe po debaton nëse do të kërkojë testime për udhëtime të brendshme.

Drejtori i ri i CDC, Dr. Rochelle Walensky, thotë se ardhja e varianteve të reja do të thotë që amerikanët duhet të dyfishojnë të gjitha gjërat të cilat iu është thënë tashmë të bëjnë – por që miliona amerikanë ende nuk po i bëjnë.

“Shfaqja e varianteve nënvizon nevojën për veprim të shëndetit publik. Së pari, vaksinohuni kur të vijë radha juaj”, tha Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Por ekspertët e shëndetit publik janë pesimistë se amerikanët do të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës në një vit në pandemi.

Amerikanët që mund ose janë të gatshëm të mbajnë maska apo qëndrojnë në shtëpi tashmë po e bëjnë atë. Bllokimet kanë qenë jopopullore dhe zyrtarët lokalë nuk janë të gatshëm t’i zbatojnë ato, gjithsesi.

Related Posts

Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën
Bota

Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën

21/02/2021 , 11:51
Pse ka më shumë efekte anësore pas dozës së dytë të vaksinës?
Bota

Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

19/02/2021 , 15:29
Maqedonia e Veriut bën marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze
Bota

Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan (Provat)

19/02/2021 , 12:12

Recent Posts

  • Kryemadhi kritika qeverisë nga Patosi: Është përqendruar te pasurimi i disa personave, ndërsa shumicën e njerëzve…
  • Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën
  • Arrestohen 3 persona në Tiranë. Njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes
  • Rikthehet fuqishëm kampioni shqiptar Florian Marku, mposht Charlton: Me këto flokë s’më mund dot! (Video)
  • “Rama e kupton se plani ynë çon Shqipërinë përpara”, PD i përgjigjet kryeministrit: Nëse s’ke bërë asgjë në 8 vjet, nuk do bësh gjë as në 4 vjet

Kategorite

  • Aktualitet (1,885)
  • Bota (1,856)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (637)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,196)
  • Politike (775)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (376)
  • Videonews (354)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!