Dëshmi të reja nga dosja ‘Shpirti’, i penduari rrëfen sesi ishin mbjellë plantacionet e drogës në Memaliaj dhe pronarët e vërtetë

Dosja hetimore e operacionit ‘Shpirti’ ku 4 të penduar kanë zbardhur informacione kyçe për rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali po del dita-ditës në pah, ku shihet sesi ka funksionuar grupi. Sot është zbuluar edhe dëshmia e skafistit Fiqiret Seferi, i penduar i drejtësisë, i cili ka treguar rolin e dy ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Paul (Agustin) Deda.

Ai ka treguar se njohjen me ta e ka realizuar një person i njohur me nofkën “Pingio” emri i të cilit është Eltjon Bregasi. ‘Pingio’ na prezantoi me bodygardët. ‘Pingio’ është i kërkuar në Shqipëri. Ai është ose nga Përmeti ose nga Skrapari. Banon në zonën e Marikajt. Është rreth 140-150. Është i dobët dhe i pamartuar. Nuk kishte makinë ishte gjithmonë i shoqëruar nga bodygardë. Kur kemi shkuar ta takonim në Memaliaj ishte i shoqëruar nga bodygardët”, tha Seferi.

Sipas tij, dy pronarët e drogës që mbillej në Memaliaj ishin dy ish-shoqëruesit e ministrit. “Bashkë me ‘Pingio’-n e Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion në hapësirë. Që ishte e shpërndarë në 2 apo 3 zona në mes të pyllit. Jam ne gjendje të gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata. Rreth 3-4 km më larg kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 -30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Plantacioni ishte i Hekuranit dhe ‘Pingo’ komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë”, thotë i penduari.

Skafisti ka treguar sesi pas takimit në magazinën e kanabisit, kanë dërguar drogën nga Memaliaj në Lumin Shkumbin.“Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë, kemi parë policinë dhe për këtë njoftuam ‘Pingion’. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale. Shkuam tek një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam tek varrezat e ‘Pingios’ dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me Ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan Pingion dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin tonë”, shpjegon i penduari.
Në rrëfimin e tij, ai thotë se dy gardistët i shoqëruan në ngarkim dhe transportimin e gomones. “Hekurani dhe Agustini erdhën tek ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashtovë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetori. Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte dhe një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodygardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje. ‘Pingio’, Agustini e Hekurani na thanë që unë e Ajdini do të fitonim 100 mijë euro për kokë për transportin e kësaj droge, po u arrestuam”, thotë i penduari.
Sipas SPAK, Marku e Deda në bashkëpunim me Pingion, Eltjon Bregasi dhe italianët Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Droga është kapur në Bari dhe kjo ngarkesë është bërë edhe shkaku i zbulimit të rrjetit me 80 persona, 28 prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Kanë qenë 4 të penduarit e drejtësisë Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza, që kanë treguar rrjetin e trafikut të drogës, mes tyre edhe prokurori Maksim Sota.Dosja.al

Related Posts

Kategorite

BIoscalin