Kronike

Dëshmitë/ Na thoshte ‘do t’ju vras’, mamanë e rrihte…

Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si ekstremist. Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.

Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht. Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën Penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Fillimisht kanë qenë komshinjtë që lajmëruan policinë pasi dyshuan se Xherxh Laçi mund të kishte dhunuar familjarët. Pasi ka mbërritur policia, Laçi është shprehur se jetojnë në kushte të veshtira ekonomike, ku gruaja e tij nuk punon, ndërkohë fëmijët nuk i dërgonte në shkollë për shkak të besimit radikal dhe frikës se mos infektoheshin apo merrnin rrugë te keqe. Me pas policia është rikthyer dhe e ka arrestuar.

Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.

NTV.AL  ishte dje në banesën e 50-vjeçarit, ku vihet re se ata jetonin gjendja e vështirë ekonomike. Sipas fqinjëve ata nuk kishin paguar as faturat e energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe ndërprerjen me furnizimin me energji nga ana e OSHEE. Ajo çfarë vihej re në banesë është se Laçi e kishte izoluar ballkonin me çarçafë, për të shmangur çdo kontakt të familjes me botën e jashtme.

Pas operacionit të zhvilluar, në banesë janë gjetur dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergji, nuk është krejtësisht emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2013 pasi në të njëjtën zonë ku banon edhe sot qëlloi me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët përreth.

Nuk do dilni se të tjetrët duan t’ju vrasin’, zbardhet dëshmia e djalit të Gjergj Laçit: Mamanë e rrihte me shkop e grushte

Djemtë e mitur të të Gjergj Laçit, i prangosur ditën e djeshme pasi akuzohet se mbante të ngujuar prej gjashtë vitesh në shtëpi gruan dhe fëmijët, kanë dëshmuar para grupit hetimor duke dhënë detaje për bashkëjetesën në familjen e tyre.

Një prej djemve, S.L. ka rrëfyer se  i ati kishte shkëputur marrëdhëniet me të gjithë të afërmit e tij dhe të gruas. Ai thotë se Laçi ushtronte dhunë ndaj nënës duke e goditur “me shkop, shuplaka dhe grushte”.

Në dosjen e siguruar nga NTV.AL  thuhet se djali i mitur ka deklaruar se prej 3 vitesh babi i tij nuk i ka lejuar të dalin asnjëri nga shtëpia ku banoinë, atë e së bashku me vëllain e mitur dhe mamanë e tij.

Babi I tij nuk i ka lejuar te dalin fare nga shtëpia, duke I kërcënuar se ” ai e di me mirë, se te tjetër  duan ti vrasin, ndërsa ai ka fituar”.

“Qe pas kthimit të Xherxhit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar me dhe se fundmi ka filluar te ushtroje me shpesh dhe fenë myslimane. Atë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresest, ndërsa prej javësh e ka shkëputur nuk ka shkuar me. Asnjeri prej prindërve të tij nuk punon, ai është shume I dhunshëm ndaj mamasë se tij, kundrejt te cilës ka ushtruar shpesh here dune ne sy te tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka me grushte, madje mamaja 1 ka treguar se i ka vene dhe thikën ne fyt. Për sa i përket jetesës, ai nuk I lejon te dalin nga shtepia pasi I kërcënon, ata jetojnë brenda 4 mureve pa energii elektrike, pasi ia kane ndërprere, dhe ushqehen vetëm kur i çojnë ushqim dhe ua lejnë tek dera familjaret si xhaxha Aliu nga Dibra, gjyshi ose daja I tij”, thuhet në dosje për dëshminë e djalit të mitur.

Në dosje theksohet se ai dhe vëllai I tij janë ne një gjendje shumë të renduar psikologjike, pasi kohet e fundit nuk merrnin as mundimin për t’i kërkuar me te dilnin, sepse nuk I lejonte.  Në dijëninë e tij babai mbante thika ne shtëpi, e here pas here kur vinte rrotull neper shtëpi I mbante te varura ne brez. Ëndrra e tii me e madhe është ti rikthehet jetës normale si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë e të shkoje ne shkolle.

Motra e radikalistit Xherxh Laçi që ngujoi guran dhe fëmijët për 6 vjet në Tiranë ka mohuar se vëllai të ketë probleme të shëndetit mendor. Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet para mediave se nuk është i sëmurë dhe fëmijët nuk kanë vijuar arsimin e mesëm për shkak të problemeve ekonomike. Ajo hedh akuza ndaj qeverisë që nuk i ndihmon për të gjetur punë. Ndër për pretendimet e gruas dhe fëmijëve se janë ngujuar për 6 vite, shprehet se e bëjnë për të dalë.

“Të lirohet e t’i gjejnë Xherxhit një punë të lehtë, roje ta çojnë. Të çoje fëmijët në shkollë. Gruan t’ja fusin në një punë, pastruese në bashki a kudo. A ka shtet apo jo? Ti marri se ka punë plot. Problemet janë të qeverisë se ka dhënë urdhër të prishë shtëpinë. Xherxhi nuk është i sëmurë, është me diabet, asnjë sëmundje nuk ka. Trutë fiks fare i ka. Të shkojnë të arrestojnë doktorin pse nuk i jep pension Xherxhit. Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, në asnjë mënyrë. S’është e vërtetë. Pretendojnë se duan të dalin e të bredhin rrugëve. Nuk i ka mbajtur as ngujuar. Nuk ka mundësi Xherxhi t’i çojë në gjimnaz. Xherxhi ka mbaru shkollën e lartë, profesor është. Ai është njish, i marrtë të keqen kush e shan”, tha Rita Kaca.

TRENDING

Exit mobile version