Sport

‘Dështim’/ Paul Pogba humbet Botërorin e Katarit

Paul Pogba humbet përfundimisht Botërorin e Katarit për shkak dëmtimi. Konfirmimi zyrtar ka ardhur nga Raffaela Pimenta, agjentja e futbollistit, e cila ka dhënë një intervistë për Le Parisien.

“Paul nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet skuadrës së Juventusit para pushimit për Botërorin dhe as të Francës për Katarin. Nëse dëshira e tij mund të ndryshonte gjërat, ai do të luante nesër.

Por ajo që i ndryshon gjërat është vetëm puna e palodhur, qëndrueshmëria dhe disiplina, të cilat janë të vetmet gjëra për të cilat futbollisti mendon në këtë kohë të vështirë. Paul do të vazhdojë të punojë duke dhënë gjithçka për t’u rikthyer në fushë për tifozët dhe për ekipin e tij sa më shpejt të jetë e mundur” – Tha ai.

TRENDING

Exit mobile version