NTV
No Result
View All Result
26/02/2021 , 10:47
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
26/02/2021 , 10:47
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dështimi spektakolar me mësimin online! Qeveria jo vetëm që nuk ndihmon, por vazhdon të vendosë kushte për studentët!

by Kasaj
06/02/2021 , 12:57
Dështimi spektakolar me mësimin online! Qeveria jo vetëm që nuk ndihmon, por vazhdon të vendosë kushte për studentët!
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universitetet në Shqipëri janë të mbyllura që prej marsit të vitit që lamë pas, teksa në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me COVID-19. Prej atëhere mësimi është ndjekur online, shoqëruar me problematika të shumta.

Edhe pse studentët nuk kanë qenë të pranishëm në auditore, atyre i është kërkuar të paguajnë tarifën e plotë të studimeve që kap shifra relativisht të larta.  Një pjesë e madhe e studentëve kanë pasur probleme me internetin, madje disa nuk kanë pasur as akses, duke e bërë të pamundur ndjekjen e mësimit online.

Të rinjtë janë detyruar të paguanë vetë shpenzime ekstra që i janë dashur për mësimin online duke filluar nga paketat e internetit, lidhjet wireless, paisjet e nevojshme si PC e tableta, libra e leksione për të printuar.

Një ndihmë nga qeveria jo vetëm që nuk vjen, por një pjesë e universiteteve pezullon nëpër provime edhe nxënësit që e kanë të pamundur aksesin në një kompjuter apo internet.

Studentët kanë denoncuar se disa prej univeristeteve kanë vendosur kërkesa për pjesëmarrjen në provime, duke kërkuar kompjuter dhe internet cilësor, që ata të zhvillojnë provimet online.

Kjo është e pamundur për një pjesë të studentëve, të cilët pavarësisht dëshirës së mirë për të studiuar, nuk i kanë kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në provim.

Mungesa e përgjegjësisë së qeverisë në këtë situatë dhe asnjë ndihmë nga ana e saj për studentët, detyrimisht i pezullon të rinjtë për të ndjekur shkollën.

Nuk është hera e parë që “Iconstyle.al” e trajton këtë shqetësim, duke i bërë shpesh thirrje qeverisë për ndihmën që ajo duhet t’i japë studentëve në një kohë kaq të vështirë.

Së pari, studentëve dhe nxënësve duhet t’u krijohet mundësia që t’u jepen falas tabletat apo laptope si dhe interneti cilësor. Vetëm në këtë mënyrë mësimi do jetë gjithëpërfshirës dhe nuk do krijojë boshllëqe.

Së dyti, studentët nuk duhet të paguajnë(të plotë) tarifën vjetore. “Iconstyle.al” prej kohësh e ka ndjekur me shqetësim këtë çështje, pasi kur viti akademik po zhvillohet online, atëherë përse studentët duhet të paguajnë të njëjtin çmim tarife si në kushte normale? Duke qenë se platformat online kanë edhe koston e tyre shtesë për pagesën e internetit në shtëpi, studentët nuk duhet të paguajnë tarifën e plotë studimor.

Së treti, ashtu siç edhe QQ sugjeron, nevojitet ndryshimi i ligjit 80/2015 duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë.

/Iconstyle.al

Related Posts

Takimi i veçantë/ Juli e çon Antonelën të eksplorojë, por ajo i kërkon…
Aktualitet

E mohuan sa mundën, Juli nxjerr bllof “Për’puthen” me videon e skenarit!

26/02/2021 , 10:03
Covid-19/ Mjekja shqiptare në Zvicër ngre alarmin: Jemi pranë një bombe!
Aktualitet

Covid-19/ Mjekja shqiptare në Zvicër ngre alarmin: Jemi pranë një bombe!

26/02/2021 , 9:52
Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para
Aktualitet

Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para

25/02/2021 , 14:44

Recent Posts

  • Katy Perry, siç nuk e keni parë kurrë më parë: Një mama në aksion!
  • Rama: Synojmë të heqim taksën edhe për pagën 40 mijë lekë! do shikojmë mundësinë për rritje të pensioneve
  • Dhjamosja në zona të ndryshme të trupit, metodat më natyrale si ta eliminoni
  • “Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel”Rama: I kemi bërë detyrat tona, por duhen zgjedhjet ne Holandë
  • “Ke marrë vaj ulliri me vete”/ Ori dhe Isli “ngacmojnë” Julin e Për’puthen: As buzët nuk i kam bërë!

Kategorite

  • Aktualitet (1,936)
  • Bota (1,939)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (122)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (299)
  • Kronike (706)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (652)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (118)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,316)
  • Politike (912)
  • Rajon (174)
  • REAGIM (119)
  • Shendeti (434)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (74)
  • Sport (392)
  • Videonews (371)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!