Politike

Dështojnë negociatat mes dy grupeve brenda PD-së

Demokratët dështuan sërish në përpjekjet për t’u bashkuar. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, dy grupimet brenda Partisë Demokratike do të garojnë të ndarë.

Në një reagim të grupit të Enkelejd Alibeaj, thuhet se grupi i Sali Berishës ka refuzuar çdo propozim “duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike”.

Statuti i 11 Djetorit, i Komisionit të Rithemelimit duket se ka qenë ngërçi i bisedimeve. Në reagimin e grupit që mbështet Alibeajn, thuhet se këmbëngulja e grupit të Berishës për të njohur këtë statut “ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale”

“Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve”, shkruhet më tej.

TRENDING

Exit mobile version