Kronike

DETAJE/ Dalin pamjet e shqiptares pas masakrës me thikë nga ish-bashkëshorti

Janë zbardhru detaje të reja nga arrestimi i Eduart Danajt, 50-vjeçari i cili masakroi me thikë ish-bashkëshorten, Enkelejda Danaj në mes të rrugës.

Sipas mediave greke, autori i krimit u arrestua jashtë në një pallat në ndërtim, ndërsa ishte duke konsumuar alkool. Ndërkohë një video e publikuar po nga mediat e vendit fqinj tregon momentin pak pas vrasjes, ku 40-vjeçarja shqiptare shihet e shtrirë në tokë, me plagë të rënda në trup.

40-vjeçarja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi.

Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase.

Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj.

TRENDING

Exit mobile version