Kronike

Detaje nga ate*ntati në Lezhë: 54-vjeçari u zu në pritë nga 4 persona të maskuar, ja pista kryesore e hetimit

Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.

Dyshohet se në atentatin ndaj 54-vjeçarit Agron Puka janë të përfshirë katër persona. Tre persona kanë qenë jashtë automjetit, ndërsa një i katërt ndodhej në automjet.

Pasi është qëlluar me breshëri ndaj 54-vjeçarit, janë larguar menjëherë me automjet. Fillimisht ata kanë pritur para shkollës, sapo Puka ka çuar fëmijët është qëlluar kur po niste makinën të largohej.

Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.

Burime bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.

 

TRENDING

Exit mobile version