Politike

Detaje nga dosja e Ahmetajt/ Salianji: Përmenden deputetë e kryebashkiakë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zbuluar disa detaje nga dosja që ka SPAK për Arben Ahmetajn. Duke folur për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Salianji ka deklaruar se në dosje ka disa emra të rëndësishëm në politikën aktive, përshirë këtu dhe numrin 2 të PS-së Damian Gjiknuri. Po ashtu ai ka theksuar se ema të tjerë janë deputetë socialistë dhe kryebashkiak.

Salianji: Zgjidhja në këto kushte kur kemi të shytur deri në fut të gjithë qeverinë, janë zgjedhjet e reja dhe rrëzimi i Edi Ramës. PS e ka vendosur që do të jetë ditën e hënë, ne shpresojmë për nesër. Pyetja për Gjiknurin? Kjo nuk është një çështje që iu takon avokatëve, nuk bëhet fjalë vetëm për të, por edhe për ish-ministra të tjerë. Për të mos iu thënë emra, po iu them që ekziston. Po ekziston edhe emri që iu përmendet dhe dhjetra zyrtarë të tjerë, disa deputetë të sotëm. Kemi kryetarë bashkie që përmenden në këtë raport. Kaq mund t’ju them. Nuk ua them dot emrat.

TRENDING

Exit mobile version