Aktualitet

Detaje të reja, sekuestrohet mjeti me targa ukrainase

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja.

Fotoja e mjetit të përdorur nga dy shtetasit rus dhe një ukrainas, që tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e Armëve në Gramsh.

Policia ka identifikuar një automjet me targa ukrainase AX 6200 IP, në afërsi të godinës.

Ndërkohë, të parët që janë afruar pranë uzinës janë 24-vjeçari rus Mikhail Zori dhe shtetasi ukrainas, ndërsa rusja Svetlana Timofoeva priste te makina jashtë ambienteve.

Pasi janë konfliktuar me rojet verbalisht, mësohet se shteti ukrainas është larguar dhe përplasja ka vijuar vetëm mes Zorit dhe dy ushtarakëve, të cilët më pas ai i ka sulmuar me spray duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe trup.

Gjithashtu mësohet se shtetasi rus që sulmoi ushtarët me spray ishte i veshur me rroba të zeza ushtarake dhe është ndaluar i parë në vendngjarje.

Ndërkohë dy të tjerët janë kapur në zonën e Cërrikut, ndërsa lëvizja e dyshimtë e tyre është raportuar tre ditë më parë.

Gjithashtu mësohet se 24-vjeçari rus që sulmoi rojet ishte i veshur me rroba të zeza ushtarake dhe është ndaluar i pari, që në vendngjarje.

Ndërkohë, Timofoeva dhe shtetasi ukrainas janë ndaluar së bashku në zonën e Cërrikut.

Sa i përket lëvizjeve të tyre të dyshimta, ato janë raportuar tre ditë më parë.

Njoftimi i Policisë:

Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se ne afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake. Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij. Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar  edhe nga dy shtetas të tjerë  dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj Për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura. Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version