Rajon

‘Do të vras po fole’/ 50-vjeçari përdhunon prej 3 vitesh të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 50-vjeçar ka përdhunuar prej tre vitesh dhe ka kërcënuar me jetë një të mitur. Ngjarja bëhet më rëndë pasi janë gjetur video të regjistruara nga autori gjatë aktit, teksa dyshohet se mund të jetë i përfshirë në një rrjet pornografie për fëmijë.

“Do të vras po fole”, ky ka qenë kërcënimi që policia greke ka siguruar nga kontrolli i bisedave telefonike mes të miturës dhe autorit.

Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari, i cili akuzohet për përdhunimin e vazhdueshëm të 17-vjeçares që nga marsi i vitit 2020, i ka filmuar aktet. Përveç videove që ka regjistruar, 50-vjeçari dyshohet se ka dhunuar të miturën dhe ka kërcënuar me jetë të miturën.

Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, pasi vajza ka pasur frikë të denonconte rastin.

TRENDING

Exit mobile version