04/06/2021 , 15:14

Detajet e marrëveshjeve Shqipëri-Turqi – Nga fabrika e 7 vaksinave, te kontrolli i territorit me dronë superinteligjencë e Teknopark Albania

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje bahskëpunimi të gjerë që përfshin 5 fusha. Delegacioni i zyrtarëve shqiptarë I kryesuar nga kryeministri ka nënshkruar marrëveshjet respective që sjell ndër të tjera:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma. Po ashtu, bashkëpunimi parashikon edhe investimet infrastrukturore.

Sa i përket shëndetësisë, fokusi do të jetë reforma e Autonomisë Spitalore, binjakëzimi i Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar.

Për arsimin, fokusi është çelja në Shqipëri e filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe plani për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial.

Për strehimin social, fokusi është reformimi i thellë i politikës së strehimit.

Sa i përket kulturës dhe turizmit, fokusi është te programi i restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin