NTV
No Result
View All Result
08/03/2021 , 6:56
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
08/03/2021 , 6:56
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

‘Deti’, Rama ‘shpërthen’ ndaj politikanëve shqiptarë: Maskarenj, po i fryni zjarrit! Pse shkuam në Hagë me Greqinë

by Ballhysa
07/02/2021 , 10:39
‘Deti’, Rama ‘shpërthen’ ndaj politikanëve shqiptarë: Maskarenj, po i fryni zjarrit! Pse shkuam në Hagë me Greqinë
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ashpër akuzave për shitje të detit Greqisë nga qeveria shqiptare.

Teksa i ka cilësuar ata si “maskarenj”, Rama është shprehur se nuk është e vërtetë që është shitur Deti Jon te Greqia, duke shtuar se nuk ka hapësirë për shtrirje me 12 milje të vendit fqinj në Shqipëri dhe për këtë arsye është vendosur të gjendet një zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Vendimet e Greqisë, që këtu janë keqinterpretuar masivisht, janë vendime që nuk kanë lidhje me cështjen e detit mes nesh dhe Greqisë për një arsye të thjeshtë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj dhe pastaj gjithë ekonominë e detit ne duhet ta spostojmë në Virua. Nuk di sa herë duhet ta përsëris. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje nga këtu e në Greqi dhe as e kundërta. Nëse Greqia shtrihet 12 milje i bie që ne këtu në Sarandë dhe ti atje, të flasim nga Greqia. Është një absurditet i gjithi. Që ta sqaroj dhe njëherë tjetër, 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Deti Jon nuk fillon në Butrint, një pjesë e konsiderueshme e këtij deti është matanë dhe matanë ka Greqia hapësirë për t’u shtrirë 12 milje në raport me Italinë. Pra, në atë pjesën që ata u morën vesh me Italinë. Edhe Konventa e thotë shumë qartë, që kjo e drejtë ushtrohet aty ku është mundësia fizike. Asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë arbitrarisht, nuk e bën dot. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990 me 6 milje.

Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot, për arsye se nuk ka vend, duhet bërë marrëveshje. Ne do të shkojmë në gjyq, se nuk kemi marrëveshje, nuk jemi marrë dot vesh, pikërisht se nuk ka hapësirë. Dhe ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është një ide komplet absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me dy këmbë, sidomos në rrjetet sociale, që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë. Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt. Por fatkeqësisht ka një pjesë, gjysmëanalfabetësh, që i dëgjojnë dhe i japin vetes pamjen e patriotit. Dua t’iu them atyre që shqetësohen për këtë, që është absurditet. Marrëveshja e vjetër ishte problem dhe në dëm të Shqipërisë, që e bënë ata që sot flasin, që sot i fryjnë zjarrit, që iu thonë peshqve sot të hidhen përpjetë se u shit deti. Ajo marrëveshje është zhbërë. Unë jam shumë krenar që arritëm të vendosnim gjuhën e komunikimit me Greqinë. Marrëdhëniet me Greqinë janë absolutisht shumë pozitive”, tha Rama.

Tags: Edi Ramakryesoresarande

Related Posts

”100 arritje në 4 vite”, Rama: Krahasur me 0 në 2013, sot ka 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore
Politike

”100 arritje në 4 vite”, Rama: Krahasur me 0 në 2013, sot ka 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore

07/03/2021 , 23:20
PS do kërkojë vetting politikës/ Projekti në programin e ri për mandatin e tretë
Politike

Tirana, kush ikën e kush vjen/ Emra që po diskutohen në PS para dorëzimit të listave në KQZ

07/03/2021 , 22:58
Nesër afati i fundit për të dorëzuar listat me kandidatë/ Paralajmërimi i Yuri Kim: SHBA ka qenë e qartë! Votuesit më thonë…
Politike

Nesër afati i fundit për të dorëzuar listat me kandidatë/ Paralajmërimi i Yuri Kim: SHBA ka qenë e qartë! Votuesit më thonë…

07/03/2021 , 22:36

Recent Posts

  • ”100 arritje në 4 vite”, Rama: Krahasur me 0 në 2013, sot ka 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore
  • Policia bllokon 300 patenta/ Shkelën fashën e orës 20.00. Që nga 10 shkurti janë gjobitur 20 mijë qytetarë pa maska
  • Tirana, kush ikën e kush vjen/ Emra që po diskutohen në PS para dorëzimit të listave në KQZ
  • Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE
  • E trishtë/ Reperi ndërron jetë në moshën 33-vjeçare, u qëllua për vdekje në 3 të mëngjesit

Kategorite

  • Aktualitet (2,032)
  • Bota (2,072)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (131)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (800)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,550)
  • Politike (1,112)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!