Aktualitet

‘Dha gjak për tokë shqiptare’, TKZ: Në Tiranë do nderojmë dëshmorin e Kombit

Situata në Veriun e Kosovës është përshkallëzuar sërish. Efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ra dëshmor duke kryer detyrën e tij në mbrojtje të Atdheut.

Pas sulmit me armë nga grupe kriminale serbe të organizuara e drejtuara nga Beogradi. Në lidhje me ngjarjen e trishtë kanë reaguar edhe Tifozat Kuq e Zi.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmërojnë se sonte do të mblidhen në sheshin “Nënë Tereza” (19:00) për t’i kryer homazhe Heroit të Kombit.

“Sonte të gjithë mblidhemi te sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për t’i bërë homazhe dëshmorit më të ri të kombit, togerit Afrim Bunjaku.

Sonte (19:00) të gjithë ne ndezim qirinj dhe nderojmë dëshmorin Afrim Bunjaku, i cili dha gjak për tokën shqiptare!

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT”

TRENDING

Exit mobile version