Sport

Dhuna mes vajzave të Tiranës dhe Vllaznisë, publikohet momenti i grushteve dhe shkelmave

Ndeshja në futbollin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një shfaqje pasi përballë viheshin dy skuadrat që po rivalizojnë për titullin kampion. Por për fat të keq, ka treguar se në futbollin e femrave mund të ndodhin ngjarje po aq të shëmtuara sa në futbollin e meshkujve, ku dhuna bëhet jo rrallëherë protagoniste. 

Ndeshja është braktisur në minutën e 22-të për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit. 

Së fundmi, në rrjet ka qarkulluar edhe video e sherrit masiv, pamje me të vërtet të turpshme. Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës, ku agresorët duhet të marrin dënim shembullor.

Të dy klubet kanë reaguar me komunikatat zyrtare, por si Tirana, ashtu edhe Vllaznia, akuzojnë njëra-tjetrën. Klubi bardheblu akuzon atë shkodran si ishin miqtë që provokuan dhe sulmuan, ndërsa kuqeblutë akuzojnë Tiranën që dështoi totalisht në organizimin e ndeshjes.

 

 

TRENDING

Exit mobile version