Kosova

Dhuna ndaj gazetarëve, reagon ashpër ambasada amerikane në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq të Kosovës.

Në një reagim, ambasada dënon sulmet, teksa përsërit kërkesën që mediat të lihen të lira të punojnë të lira nga dhuna dhe frikësimi.

“I dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë edhe ato sot. Përsërisim thirrjen tonë që mediave t’u garantohet ambient i sigurt për të punuar të lira nga dhuna dhe frikësimi”, thuhet në këtë reagim.

Kujtojmë që situata ka qenë e tensionuar ditën e sotme në very të Kosovës, ku gazetarë dhe grupe mediatike janë sulmuar. Njëri nga gazetarët ka pësuar frakturë krahu, ndërsa një gazetare tjetër është qëlluar me gurë në kokë.

TRENDING

Exit mobile version