Bota

Dhunë dhe tensione në Francë, në terren zbarkojnë 45 mijë policë

Duket se Franca nuk po gjen qetësi pas ekzekutimit të 17 vjeçarit Nahel, djaloshit me origjinë algjeriane i cili u vra të martën e 27 qershorit nga një polic, pasi e kishte ndaluar me makinë. Mediat e huaja raportojnë se për shkak të frikës nga trazirat, janë dërguar përforcime policore në disa qytete të Francës. Rreth 45.000 policë do të vendosen në disa qytete të Francës.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka thënë se rreth 45. 000 policë do të jenë në krye të detyrës, raporton “BBC”.

Ai konfirmoi se përforcime po dërgoheshin në qytetet Marsejë dhe Lion, pasi zyrtarët atje kërkuan ndihmë shtesë.

Ministri francez i Drejtësisë, Erin Dupont Moretti,  ka paralajmëruar prindërit e të miturve me 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë incidenteve!

Për shkak të frikës nga trazirat, u dërguan përforcime policore në disa qytete të Francës.

TRENDING

Exit mobile version