Kronike

Dhunë ndaj prindërve dhe gruas, arrestohen dy persona nëTiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në tre raste të ndryshme tre persona, të cilët akuzohet se kanë rrahur babanë ose bashkëshorten.

Sipas policia u arrestua  Xh. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar shunë ndaj bashkëshortes së tij. po ashtu, për të njëjtin shkak është arrestuar edhe një 43-vjeçar nga komisariati nr.4 në Tiranë, ndërkohë që një 27-vjeçar u arrestua pasi rrahu babanë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– O. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

– N. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshonjë rtes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. S., banues në Derven, pasi gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– F. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

TRENDING

Exit mobile version