Politike

Dhunimi i Petraq Milos/ Rama: Abazoviç kërkoi ndjesë, janë raste që ndodhin

Një nga rrëfimet e gjyshes time ishte që në Mal të Zi shkohej me lundrim. Sot nuk e kemi këtë gjë akoma dhe kemi vendosur që të hapim rrugën përmes një jahti të kryeministrit të Malit të Zi. Kjo sepse kushdo që të kalojë duhet të shkojë të marrë një leje dhe të presë 24 orë. Kur të futet në Shqipëri duhet të hyjë fshehurazi, me mbështetje deputetësh që të mos e kapë policia. Dua ta falenderoj për faktin që që në sekondin e parë të daljes së asaj videos i ka kërkuar ndjesë profesorit. Janë marrë të gjitha masat. E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale. Jnaë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal.

TRENDING

Exit mobile version