Kronike

Dhunohet 31-vjeçari, disa persona e godasin pas koke

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Fierit se disa persona kanë zbritur nga dy automjete dhe e kanë goditur në kokë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu pretendon se është qëlluar, por vetëm me duar, ndaj dhe Policia e Shtetit ka shoqëruar 2 të akuzuarit për të marrë edhe versionin e tyre lidhur me çfarë ka ndodhur me ngjarjet.

“Në datë 14.05.2023, në orën 14:00, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi T. C., 31 vjeç, banues në Suk 1, i cili kallëzon se në fshatin Suk 1, nga dy automjete kanë zbritur disa persona dhe e kanë goditur me pëllëmbë në kokë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm. Shtetasit T. C. po i merret kallëzimi i plotë për këtë rast. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, 2 autorë të dyshuar, shtetasit H. S., 42 vjeç dhe K. C., 49 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilëve po u merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast,”-njoftoi Policia.

TRENDING

Exit mobile version