Kronike

Dhunohet mësuesja në Memaliaj, sulmohet fizikisht nga tezja e një nxënësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” është dhunuar.

Të dy gratë kanë debatuar fillimisht dhe më pas mësuesja është goditur publikisht në oborrin e shkollës.

Disa mësues kanë ndërhyrë për të ndalur sulmin fizik dhe tani rasti po hetohet nga oficerët e policisë lokale ndërsa po merret në pyetje në praninë e psikologes edhe e mitura që u bë shkak i nisjes së këtij konflikti.

Njoftimi i policisë:

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

TRENDING

Exit mobile version