Kronike

EMRI/ Dhunoi avokatin, policia në ndjekje të autorit

Avokati Ergys Selmani dhunohet në Fier. Policia bën të ditur se 50-vjeçari është dhunuar nga pala paditëse në ambientet e zyrës. Shkak dyshohet se është bërë çështja në të cilën ka qënë ky person, i cili ishte në proces divorci.

Daniel Shkrela që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse. Debati mes tyre ka qënë i ashpër, ndërsa mësohet se avokati është dërguar në spital, aty ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe Policia është vënë në ndjekje të autorit.

‘Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat. Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.‘- njofton Policia.

TRENDING

Exit mobile version