Aktualitet

Dhunoi familjen Kaçi, shkarkohet nga detyra shoferi i kryeparlamentares

Punonjësi i Gardës së Republikës Martin Nikolla është shkarkuar nga detyra pasi ka dhunuar familjen Kaçi ditën e sotme. Nikolla është përjashtuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Njoftimi i Gardës:

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori, ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Minitrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen ‘pse më sheh’, ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

TRENDING

Exit mobile version