Kronike

Dhunoi prindërit që ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje, në pranga i riu

Një 34-vjeçar në Durrës është vënë në pranga nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij edhe pse ata ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhra mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version